Sulmohet senatori që fajësoi myslimanët për sulmin në Zelandë të Re

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Senatori australian Fraser Anning, është sulmuar me vezë gjatë një konference që po mbante në Melbourne të Australisë. Kjo për shkak se një ditë më pari ai i fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandë të Re ku mbetën të vdekur 49 persona, shkruan Euronews.

Pas sulmit tragjik, senatori Anning kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter: A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Mediat australiane e kanë filmuar momentin kur një 17 vjeçar i hodhi vezën në kokë senatorit Anning deri sa ky i fundit po mbante një konferencë. Policia ka bërë të ditur se 17 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit.

 

Zjarr Tv Ad