Sulmohet UKT-ja në Pogradec, ‘maskat’ thyejnë dyert e xhamat e dritareve

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

POGRADEC– Sulmohet godina e UKT-së në Pogradec. Nga informacionet paraprake, raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë thyer dyert e xhamat e dritareve të ndërtesës. Dyshohet se ata kanë qenë të maskuar.

Mësohet se kanë qenë vetë banorët e fshatit Verçun që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë parë dyert e thyera. Policia po merret me hetimin e rastit, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi. Aktualisht po vëzhgohen filmimet e kamerave të sigurisë për të zbardhur më shumë detaje mbi ngjarjen.

Zjarr Tv Ad