Sulmoi Berishën me grusht në protestë, alibia e çuditshme e 31-vjeçarit: Kam një mllef për shkak të…

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili goditi me grusht ish kryeministrin Sali Berisha në protestë.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se i riu ka thënë se ka pasur një mllef ndaj Berishës për shkak të shpërthimit në Gërdec duke dhënë një alibi të çuditshme.

“Unë kam një kushëri që shumë vite më parë ka punuar në Gërdec. Ditën kur ka ndodhur shpërthimi ai nuk ka qenë në punë sepse ka qenë ditë e shtunë.

Unë kam krijuar mllef ndaj zotit Berisha për shkak të ngjarjes që ndodhi sepse nëse kushëriri im do ishte në punë atë ditë, do të ishte në mesin e viktimave”, mësohet të ketë thënë ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Gjatë kontrollit të celularit të tij, policia ka gjetur vetëm numrin e nënës së tij.

Zjarr Tv Ad