Sulmoi mediat, shkarkohet nga detyra burri i zv/ministres së Brendshme

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Shëndetit Parësor pranë FSDKSH Aurel Voda, (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) njëkohësisht bashkëshorti i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda, është shkarkuar nga detyra, pas sulmeve ndaj mediave dhe fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Twitter.

‘I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë’, shkruan ajo.

Aurel Voda së fundmi në publikimet në rrjetet sociale, ka lënë shumë për të dëshiruar me fjalorin e tij banal.

Zjarr Tv Ad