Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Hakerat që sulmuan serverat e shtetit shqiptar, vijojnë të nxjerrin në internet dokumente të cilat i kopjuan gjatë sulmit kibernetik.
Hakerat e grupit “Homelan Justice” që besohet të jetë një organizatë e sponsorizuar nga Irani, kanë publikuar së fundmi kutinë postare të e-maileve të ministrave Bledar Çuçi dhe Niko Peleshi.
Nga një vëzhgim paraprak, e-mailet janë në pjesën më të madhe formale, si ftesa apo njoftime për organizime eventesh të ndryshme.
Më herët, hakerat nxorrën e-maile nga disa ambasada shqiptare në botë./newsbomb.al