Sulmuesi i njohur zbulon prapaskenat: Barcelona shiti pijanecët e skuadrës për të mbrojtur Messin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ronaldinho dhe Deco u kthyen lojtarë të klasit botëror në “Camp Nou” deri në kohën që Messi doli nga akademia e Barcelonës në 2004, duke bërë përshtypje së bashku me ta në ekipin e parë.

Por, futbollisti i Brazilit dhe Portugalisë u shitën në vitin 2008 kur Pep Guardiola mori ekipin dhe rafinoi skuadrën duke e kthyer klubin në majë të futbollit europian. Një epoke me sukses të jashtëzakonshme.

Alexander Hleb thotë se Barcelona shiti Ronaldinon dhe Deco për të mbrojtur Lionel Messin, sepse dy futbollistët shpesh shkonin të dehur në stërvitje.

Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse ata u shitën në vitin 2008. Për shkak se klubi kishte frikë se do të ndikon tek Lionel Messin“, tha ai për “OKA TV”.

Edhe pse Hleb ishte pjesë e Barcelonës për katër vjet, ai bëri vetëm 36 paraqitje në të gjitha garat, duke shpenzuar pjesën më të madhe të kohës në huazim në Stuttgart, Birmingham dhe Ëolfsburg përpara se të nisej për në Rusia tek Krilia Sovetov në vitin 2012.

Por, bjellorusi thotë se ai nuk dëshiroi të bashkohej me Barcelonën.

“Sinqerisht, fillimisht nuk kam dashur të shkoj në Barcelonë. Doja të shkoj te Bayern ose të qëndroj në Arsenal, por agjentët më thanë të shkoj”.-shtoi sulmuesi.

Edhe pse Hleb nuk ka dalë në pension nga futbolli, teksa aktualisht ka mbetur pa klub. Hleb, 38 vjeç, u bashkua me katalanasit nga Arsenali në të njëjtin vit, ndërsa Guardiola u emërua pasardhësi i Frank Rijkaard.

 

Zjarr Tv Ad