Kyeministri Edi Rama pak minuta më parë ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me procedurat për njohjen nga Kanadaja të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Kanadaja ka përfunduar procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me vendin tonë.
Sipas kryeministrit kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2022 dhe u jep të drejtë qytetarëve që të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.
“SUPERLAJM
Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë
Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.