Superliga merr frymë, rikthehet te premten, por është java e madhe e derbit

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Java e 24-t e kampionatit shqiptar do të luhet fundjavën e ardhshme, duke e lënë mesjavën pushim. FSHF ka vendosur edhe ditën kur do të luhet derbi i kryeqytetit

Kategoria Superiore pas javës së 23-të i ka lënë disi frymëmarrje skuadrave pasi do të rikthehet sërish ditën e premte, kur do luhen dy ndeshje. Në orën 13:00, Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”.

Në të njëjtën orë, në “Elbasan Arena”, Kukësi sfidon Apoloninë. Kjo e fundit dje i mori barazim Laçit dhe tregoi se ka forcën të bëjë dëme ndaj çdokujt. Kukësi duhet të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Europa League.

E shtuna është dita e madhe. Luhet derbi i kryeqytetit. Në “Selman Stermasi” Tirana pret Partizanin dhe kërkon të marrë revanshin e humbjes së fundit. Të kuqtë janë në krizë rezultatesh, ndërsa bardheblutë shkojnë në derbi me tre suksese radhazi.

Në të njëjtën orë pretendentët për titull, Laçi sfidon Skënderbeun në Korçë. Ndeshja e fundit e javës së 24-t është në Durrës, ku Teuta pret Kastriotin.

Zjarr Tv Ad