Supermashtruesit Ledjan Muçaraku tentojnë t’i zhvasin 2 mijë Euro, kush është 37-vjeçari që iu prezantua si polic

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ledjan Muçaraku, i njohur si supermashtrues dhe i gjykuar e dënuar me burg disa vite më parë për mashtrimin e më shumë se 1 mijë personave përmes shumave monetare, ka rënë vetë pre e një mashtrimi.

36-vjeçari ka bërë kallëzim penal në muajin Qershor se një person i cili i ishte prezantuar si punonjës policie, e kishte shantaz*huar duke i kërkuar 2 mijë Euro për të mos i publikuar disa prova që ai pretendonte se kishte kundrejt Muçarakut.

Ngjarja ka ndodhur në datë 28 Maj 2021 në një lokal në Tiranë, ku Ledjan Muçaraku ka qenë i ulur dhe iu afrua një person i panjohur për të. Ky person, i cili pas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, është identifikuar si Renato Ç 37 vjeç., iu prezantua si punonjës policie duke i treguar një distiktiv. Në pad*inë që ka bërë 36-vjeçari, thuhet se Renato Ç. i kërkoi 2 mijë Euro me qëllim që të mos e arrest*onte pasi ndaj tij ishin bërë 20 kallëzime nga qytetarët në adresë të Ledjan Muçarakut.

Në dëshminë që 36-vjeçari Muçaraku dhënë para hetuesve, shkresë që disponohet nga tvklan.al, thuhet se: “E kuptoi që ai ishte mashtrues por kishte frikë. Pas kësaj i kërkoi numrin e telefonit dhe ia dha. Më pas dolën jashtë dhe ai i tha që të ikte në shtëpi dhe mos të kishte frikë, duke i thënë që të kishte kujdes dhe mos mashtronte më, se po të vinte dhe një kallëzim në polici, nuk kishte çfarë t’i bënte dhe do të vinte ta arrestonte dhe se të nesërmen në orën 12:00 do t’i jepte lekët te fusha e aviacionit”.

I pyetur për shumën prej 2 mijë Euro, Renato Ç. ka mohuar që të ketë shantazhuar Ledjan Muçarakun për t’i marrë paratë dhe tha se historia është e trilluar prej tij./klan

Zjarr Tv Ad