Ditën e Shtunë vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mesatare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.