Surprizat që ju presin ditën e parë të tetorit, Horoskopi i së shtunës

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashi: Afërdita është në dizavantazh me shenjën tuaj. Mos u përballni me situata që nuk janë të qarta në dashuri. Në punë, nëse diçka nuk ka shkuar mirë, duhet të përballeni më mirë me një situate të keqe.

Demi: Tetori është një muaj pozitiv për ndjenjat, por jo edhe aq pasionant. Në punë, një kontratë e ndërprerë vitin e kaluar tani po rivlerësohet.

Binjakët: Ka një ngarkesë të bukur në dashuri. Venusi ndihmon situatat që kanë ngecur në të kaluarën. Megjithatë, dikush do të duhet të kërkojë mundësi të reja pune.

Gaforrja: Një marrëdhënie romantike duhet rishikuar, jo gjithçka po shkon mirë në dashuri. Mos dëgjoni njerëzit që mund t’ju bëjnë t’i shihni gjërat ndryshe, thjesht besojini vetes në punë.

Luani: Yjet janë në anën tuaj në dashuri, do të kemi një qiell shumë pozitiv këtë të shtunë. Në punë, një ide e mirë mund të vihet në jetë.

Virgjëresha: Dielli kalon në shenjën tuaj dhe dashuria po lulëzon. Në fund të muajit do të ketë një mundësi të mirë pune.

Peshorja: Dielli është në shenjën tuaj të zodiakut së bashku me Venusin. Kjo është një nga shenjat më të mira për dashurinë. Në aspektin e punës projektet mund të shtyhen shumë.

Akrepi: Tensionet e fillimit të vitit janë larg, jeni më të qetë në dashuri. Edhe në punë mund të zgjidhni problemet që i keni mbartur prej muajsh.

Shigjetari: Një sezon rikuperimi ka filluar, ka një mundësi të mirë për t’u rikthyer në lojë në nivel sentimental. Një fazë më e mirë fillon edhe në punë.

Bricjapi: Mos merrni vendime drastike në dashuri, mund të pendoheni këtë ditë të parë të tetorit. Nëse keni bërë një punë që ju ka mërzitur prej vitesh dhe dëshironi të ndryshoni, tani mund të merreni.

Ujori: Afërdita është e favorshme, dashuria i kthehet protagonistit, e thënë troç, kush punon ha! Gjëra të mëdha mund të bëhen edhe në punë.

Peshqit: Ndiheni të lodhur dhe nuk dëshironi të debatoni për dashurinë, ndoshta është më mirë t’i kushtoni kohë diçkaje tjetër. Në punë gjërat janë më mirë se muajin e kaluar, ka shumë projekte në përgatitje.

Zjarr Tv Ad