Surprizë në natën e çmimeve Oscar 2019. Filmi më i mirë është shpallur ‘Green Book’ i Peter Farrelly, i cili ka fituar mbi filmat më të akredituar. Statuja e regjisorit më të mirë ka qenë për Alfonso Cuaron, i filmit ‘Roma’. Ramy Malek, i ‘Bohemian Rhapsody’ dhe Olivia Colman i ‘La Favourite’, kanë fituar çmimin e aktorëve më të mirë protagonist.
Lady Gaga ka fituar Oscarin si kënga më e mirë me ‘Shallow’. Nuk ishte mes favoritëve, por historia e një miqësie mes një afro-amerikani dhe një italo-amerikani i treguar në ‘Green Book’, ishte në një farë mënyrë në një linjë me mbrëmjen e çmimeve Oscar, me diskutime për miqësinë, vëllazërinë, përfshirjen raciste dhe diversitetit. Dhe kështu në fund çmimi i filmit më të mirë ka logjikën e tij perfekte. ‘Green Book’ fitoi edhe Oscarin për aktorin më të mirë jo protagonist me Mahershala Ali. Ky film është bazuar në skenografinë e shkruar nga aktori Nick Vallelonga me Brian Currie dhe regjisor Peter Farrelly, një nga mbretërit e komedisë amerikane, shoqëruar me vëllain Bobby, i cili në këtë film vjen për herë të parë me një zhanër ndryshe, atë dramatik.
Ja lista e fituesve.
Filmi më i mirë: Green Book
Skenari më i mirë origjinal: Green Book (Nick Vallelonga, Brian Currie dhe Peter Farrelly)
Skenari i përshtatur: BlackkKlansman (Charlie Wachtel, DAvid Rabinowitz, Kevin Wilmott dhe Spike Lee)
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Regina King (If Beale Street Could Talk)
Kostumografia: Black Panther (Ruth Carter)
Dizajn produksioni: Black Panther (Hannah Beachler dhe Jay Hart)
Makijazhi dhe stili flokëve: Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)
Kinematografia: Roma (Alfonso Cuaron)
Editimi filmik: Bohemian Rhapsody (John Ottman)
Muzika – kënga origjinale: Shallow
Editimi i zërit: Bohemian Rhapsody (John Warhurst dhe Nia Hartstone)
Miksimi i zërit: Bohemian Rhapsody (Paul Massey, Tim Cavagin dhe John Casali)
Efektet vizuale: First Man (Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm)
Filmi i shkurtër i animuar: Bao
Filmi i animuar: Spider-Man: Into the Spider-verse
Filmi i shkurtër dokumentar: Period. End of Sentence.
Filmi më i mirë dokumentar: Free Solo
Filmi i shkurtër (live action): Skin
Filmi i huaj më i mirë: Roma (Meksikë)
Aktori më i mirë në rol dytësor: Mahershala Ali, Green Book
Kolona zanore: Black Panther (Ludwig Goransson)
Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron
Aktorja më e mirë në rol kryesor: Olivia Colman
Aktori më i mirë në rol kryesor: Rami Malek