Synoi të kandidonte, Elena Kocaqi e zhgënyer: Emri i presidentit u mbajt sekret deri në momentin e fundit, ja ku gaboi opozita

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”  u diskutua zgjedhja e Bajram Begajt si president i Shqipërisë. E ftuar në studio ishte pedagogia, Elena Kocaqi, e cila u përmend në emrat për presidentin e ri të vendit.

Sipas saj, presidenti i ri “është personal i Ramës”, pasi emri i tij u mbajt sekret që në momentin e fundit.

“Duhet që Partia Demokratike të kishte thënë dy emra për kandidaturë. Publiku duhet të dinte shkollën, dinë apo jo të flasin. Kjo është mungesë demokracie. Nuk u hodhën emrat në publik. Presidenti është i shqiptarëve, vendimi i tyre është më i rëndësishëm se sa i kryeministrit. Rama merr një vendim politik”, tha Kocaqi.

Sipas saj, opozita ka një faj në këtë proces të zgjedhjes së presidentit.

“Edhe pse nuk kishte firmat, mund të nxirrte një liste me figura publikë, juristë etj. Të guxonte maxhoranca të mos përzgjidhte dikë të mirë. Opozita nuk e vendosi përpara përgjegjësisë”, tha pedagogia.

Zjarr Tv Ad