Synon drejtimin e SPAK-ut, Adnan Xholi flet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar: Kreu i Prokurorisë duhet të mbajë përgjegjësi, mos lërë asnjë prokuror vetëm në luftën me…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adnan Xholi, një nga prokurorët që garon për kreun e ri të SPAK ka deklaruar para KLP-së në prezantimin e tji, se drejtuesi i kësaj Prokurorie të Posaçme duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Ndër të tjera prokurori Xholi tha se kreu i SPAK nuk duhet të lere vetem asnje prokuror ne luften kunder kriminalitetit.

Ai theksoi se eshte me rendesi “përdorimi i bashkëpunëtorevë të parë të drejtësisë”.

Adnan Xholi: Drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi për të dhënë vëmendjen e duhur për çështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Duhet edhe vetë të marrë përsipër përgjegjësinë e të jetë pjesë e grupit të hetimit duke dhënë eksperiencën e tij në cështje sensitive, është detyrë e drejtuesit të përfaqësojë akuzën dhe pranë gjykatës së Lartë.

Drejtuesi mos lërë asnjë prokuror të konsiderojë veten që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetit.

Zjarr Tv Ad