Kandidati për deputet i PD, Jolio Dine ka ironizuar deputeten e Sarandës Ina Zhupën, e cila sot ka bërë një denoncim në mediat sociale ku shprehet se uji i burimit të Syrit të Kaltër po transferohet në Greqi.
Dine shprehet se Projekti i Korfuzit per te marre uje nga Syri Kalter daton te pakten prej vitit 2007, por që asnjëherë nuk është konkretizuar me marrëveshje.
Ai ka ironizuar deputeten Ina Zhupa, duke theksuar se u bën fresk banorëve të Sarandës nga lokalet e bllokut, ndërkohë që ka lënë në harresë problemet e qytetarëve të këtij rajoni, shkruan Tema
Postimi:
“Sa te cuditshem dhe sa panik hapin dashamiret e Sarandes qe e shohin qytetin tre-kater here ne vit dhe flasin neper media sikur e jetojne perditshmerine dhe qajne hallet e banoreve te kesaj zone me nje devotshmeri te papare.
Projekti i Korfuzit per te marre uje nga Syri Kalter daton te pakten prej vitit 2007, diskutuar edhe nga deputeti i atehershem i “Nea Dimokratia” Nikos Jeorjiadhis.