“Sytë e tij u zgjuan nga një ëndërr e keqe”/ Sokol Mëngjesi doli nga koma pasi u dhunua barbarisht, reagon e motra e avokatit: Zoti do e ngrejë në këmbë…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ida Mëngjesi, motra e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili pak ditë më parë u zgjua nga koma në klinikën private në Athinë ku edhe po kurohet pasi u dhunua barbarisht, ka reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij përgjatë kësaj periudhe.

Motra e avokatit, i cili u dhunua barbarshit nga tre të rinj mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut sapo kishte lënë fëmijën në kopsht, tha se “sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga një ëndërr e keqe”, duke u shprehur besimplotë se “Zoti do e ngrejë sërish Sokolin në këmbë”.

Ajo shkruan se përgjatë këtyre “ditëve të kobshme që kanë zgjatur si muaj kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të”.

Sokol Mëngjesi pasi u godit me sende të forta dhe grushte e shkelma, që i shkaktuan hematoma në kokë e dëmtime në tru, u dërgua tek Trauma ku u vendos në intubim. Disa ditë më vonë u dërgua në një spital privat në Athinë dhe më pas në datën 13 Qershor doli nga koma.

Postimi i plotë i Ida Mëngjesit:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

Zjarr Tv Ad