“Ta marrin vesh të gjithë, të ngrihet e gjithë Shqipëria”, halla e Mateos zbulon fakte tronditëse

0
418
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Roza Lati ka publikuar disa mesazhe tronditëse në lidhje me vr*sjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu pak ditë më parë në Fier. Ajo ka biseduar me hallën e Mateos ku ndër të tjera thuhet se fëmija është pë*dhunuar në mënyrë br*tale dhe shenjat kanë qenë evidente. Halla bën me dije se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre ma*akrën e kryer ndaj 8-vjeçarit, të cilit i është gjetur edhe një tel në gojë.

Ajo vijon më tej se e gjithë ngjarja po komplikohet pasi dyshohet se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm në kryerjen e kr*mit dhe thekson se tek familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë dhe se instancat përgjegjëse nuk kanë marrë masa paraprake, ndonëse ndaj Çalamanit ishin bërë shtatë denoncime.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, tezja e Mateos denoncoi se në ngjarje është përfshirë edhe një grua, por nuk dha shumë detaje. Sipas saj, Mateo është vr*rë pasi ka parë diçka të rëndë që s’duhej ta shihte dhe ekzistonte frika se ai mund të fliste. Policia po heton në lidhje me këtë denoncim, i cili mund të zbardhë motivet e ngjarjes së rëndë.

Zjarr Tv Ad