“Ta mbajë zyrën për franksion”, Bylykbashi zbulon skenarin: Hapat që do të ndjekë Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit të Bashës

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkarkimit që Kuvendi i 11 Dhjetorit i bëri Lulzim Bashës, Oerd Bylykbashi ka zbuluar në Opinion hapat që do të ndjekë Komisioni i Rithemelimit në të ardhmen.

“Në këtë moment Kuvendi është mbledhur. Është verifikuar legjitimiteti i thirrjes. Pra 4200 firma u verifikuan. Këta kanë thirrur Kuvendin.

Është verifikuar kuorumi. Është marrë vendim për shkarkim, është marrë vendimi për nulitetin e kryesisë së PD sepse e ka votuar vetë në kundërshtim me ligjin. Zhbëhet thirrja për mbledhjen e Kongresit sepse nuk ekziston.

Çdo jurist e kupton shumë qartë këtë.

Ne kemi me statut një gjë që nuk e kishte Basha, ne i kemi dhënë franskionet. Ta mbajë zyrën për franksion.

Një gjë që do ndodhë që është normale është që statuti i miratuar me logon e re që është praktikisht logo e vjetër e PD, këto elemente do të depozitohen në gjykatë për t’u regjistruar në Regjistrin e partive politike.

Bashkë me të do të regjistrohet në momentin e duhur edhe shkarkimi i kryetarit. Do të dorëzohen të gjitha provat e thirrjes, kuorumit, verifikimit, votimit sepse kanë lënë firmën e tyre dhe kartën e identitetit”, tha Bylykbashi.

Basha nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Përkundrazi pas një mbledhje të Këshillit Kombëtar ai shkarkoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe 9 anëtarë kryesie, ndër ta edhe Oerd Bylykbashin.

Zjarr Tv Ad