Tabaku apel qeverisë: Kriza na prek të gjithëve, mos diskriminoni në ndihmën që jepni!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratika thotë se janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Në një reagim, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria po bën selektike në dhënien e ndihmës, duke diskriminuar disa biznese dhe favorizuar disa të tjera.

PD i kërkon qeverisë që në këtë periudhë pandemie mos të ketë diskriminime, pasi kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjitha shqiptarët.

Reagimi i Jorida Tabakut

Që nga dita e djeshme gjithnjë e më shumë biznese të vogla me të vetëpunësuar më kanë nisur në inbox mua dhe kolegëve të mi mesazhe me prova të pakundërshtueshme për diskriminim që po u bëhet atyre. Plani ekonomik për biznesin e vogël është 18 milionë euro i rezervuar për 30 mijë biznese. Kushdo e ka të qartë që ky diskriminim do të ndodhte, ne si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim që në ditën e parë.

Fatkeqësisht askush nuk na dëgjoi. Sot situata është më e trishtë, janë mbi 80 mijë biznese të vogla që nuk do të mund të marrin asgjë nga buxheti qeverisë. Me shumën e disbursuar deri më tani qeveria ka kompensuar 5% të Bizneseve të vogla në total dhe gati 9% të të vetëpunësuarve të këtyre bizneseve.

Ne kërkojmë MOSDISKRIMINIM në këtë periudhë pandemie. Kriza ekonomike njësoj si virusi godet të gjithë shqiptarët, qofshin të majtë apo të djathtë. Prandaj duhet menduar më larg dhe duhet të jemi më vizionarë në politikat tona. Kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme dhe këmbëngulëse.

Më poshtë; dy biznese të tjera të mbyllura me vendim qeverie (njëra taksi dhe tjetra biznes i mbyllur shpk) që u refuzohet dhënia e ndihmës ekonomike nga buxheti COVID-19.

Zjarr Tv Ad