Tabaku: Asnjë premtim s’e shpëton dot Ramën nga revolta e shqiptarëve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se tallet me bizneset dhe shqiptarët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tabaku pohoi se asnjë premtim nuk e shpëton dot Ramën nga revolta e shqiptarëve.

“Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë.”, shkruan Tabaku, ndërsa ka postuar dhe një video nga deklaratat e Ramës.

REAGIMI I TABAKUT

Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI.
Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim. Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqësinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër.
Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave.
Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat. Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton. Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet.
Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë. Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.

Zjarr Tv Ad