Tabaku debat me kryeministrin Rama: Askush nga PD nuk ka sulmuan fondin amerikan, nuk të intereson Butrinti, por leja e dhënë për…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama duke e akuzuar se gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për shumë, veç “Butrintit”. Sipas saj, kryeministrit nuk intereson aspak Butrinti, por se i intereson leja e dhënë për investitorë strategjikë.

Ajo ka sqaruar se askush nga Partia Demokratike nuk i ka dalë kundër fondit amerikan, pretendim që më parë e kishte Rama.

“Teknika ke kamuflazhit e hedhjes së fajit ndodhi edhe sot. Askush nga PD nuk ka sulmuan fondin amerikan. Por nëse është përdorur është problem i tij, Rama foli për fondin por jo për Butrintin.

E njëjta kompani kishte marrë një përgjigje ndryshe më parë dhe në shkurt vendimi ndryshoi për një investim strategjik.

Nga 21 lejet e dhëna, katër janë në zona të mbrojtura. Pse jepen zonat e mbrojtura për këto investime?

Aeroporti i Vlorës ishte zonë e mbrojtur. Duhet diskutuar pse u mbajt dosja sekrete.

U sulmua opozita që e ka fajin për çdo të keqe, veçse për Butrintin.

Këtu duket të diskutonim për të një kërkesë për ngritjen e një komisioni për investimet strategjike nga deputetët socialistë. Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe s’i ka sjellë.

Që të eliminojmë konfuzionin, askush nga ne nuk mbron aferat korruptive do mbajë përgjegjësi. Atij i intereson leja jo fondi amerikan”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad