Vijojnë pyetje-përgjigjet në komisionin për inceneratorët, ku është duke dëshmuar deputeti Damian Gjiknuri.
Ky i fundit është pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku lidhur me “koincidencat” e shumta që lidhin atë me biznesmenin në kërkim, Klodian Zoto.
Pjesë nga dëshmia:
Gjiknuri: Është një absurditet që Damian Gjiknuri duhet sulmuar, dhe duhet gjetur gjë në këtë rast. Këto janë vepra që adresojnë në nevojë të madhe publike. A mund të ishin bërë disa gjëra më mirë? Po sigurisht, se në kontekstin e kohës, njeriu reflekton. Ka tre komponentë të ardhurash, riciklimi, komponentët dhe e treta energjia elektrike. Këto janë po të bësh break-doën ekonomik, kjo është për të kuptuar logjikën ekonomike. Sa mirë janë bërë këto eja shikojini me lupë. Por e vërteta kjo është.
Tabaku: Po e merrni këtë çështje me një lehtësi të jashtëzakonshme, që nuk kisha parë asnjë dëshmitar tjetër. Kemi të bëjmë me persona që janë në kërkim ndërkmbëtar. Ju bëtë dëshmi të rreme se thatë që e njoh vetëm në vitin 2000, por Bardhi më thoë që i keni thënë në parlament se e keni patur shok shkolle. Çfarë rastësie është ti japësh leje minerare që rastësisht kanë marrë inceneratorët, rastësisht keni udhëtuar me ta dhe rastësisht janë në kërkim? Në Fier janë dhënë 20 milion euro paradhënie, a e dini ju që ata kanë paguar veten dhe i kanë çuar në parajsa fiskale? Çfarë përgjegjësi mbani ju?
Gjiknuri: Unë ju dëgjoj deri në fund, më lini të mbaroj. Nuk thash as s’i njoh, ato lidhje që kam i pranoj me fakte. Përmendët leje minerare, lejet minerare jepen me gara. Nëse kjo leje do të kishte problem, të shohë në është bërë garë, në janë plotësuar kushtet. Unë kam dhënë me qindra leje minerare, në fund të fundit ky grup me 100-120 biznesmenë është në Shqipëri.