Tabaku i përgjigjet Ramës: Nuk na frikësojnë gjyqet për shpifje! Asnjë hap pas

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike, pasi Kryeministri Edi Rama tha se janë 61 çështje të hapura gjyqësore për shpifje.

Deputetja Jorida Tabaku e cila la mandatin si gjithë të zgjedhurit e opozitës thotë prerë, “Asnjë hap pas!”.

Sipas saj, kush mendon se frikëson opozitën me gjyqe e presionin e gjykatës duhet ta dijë që ajo nuk thyhet.

Tabaku deklaron se kush mendon që do mbyllë gojën e opozitës për të fshehur të vërtetën, nuk e ka kuptuar që fundi i çdo tiranie është i keq.

Ajo thotë se opozita nuk i frikësohet askujt, aq më tepër atij që i frikësohet qytetarëve dhe fshihet në protesta.

“Personalisht i qëndroj çdo akuze të drejtuar ndaj qeverisë. Nga inceneratorët e deri tek lojërat e fatit. Rilindja gjeti 890 pika të basteve dhe gjatë qeverisjes së saj ato shkuan 4200. Pika dhe kompani që zotëroheshin nga grupe kriminale për të cilat nuk heshtëm dje dhe nuk do të heshtim as në gjykatë. Me datë 20 Mars seanca e radhës. Do shkoj me argumente e prova ashtu si kam folur gjithmonë në politikë, nuk kam në dorë as presionin e vetingut dhe as pushtetin por të vërtetën!”, shkruan Tabaku.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije paraditen e sotme se janë hapur 61 çështje gjyqësore për shpifje.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës”, shkruan Rama.

Ai thotë se më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe do të shihet, a do të nxjerrin prova apo do të nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat.

“44 çështje të tjera janë rrugës”, tha tej kreu i qeverisë.

Zjarr Tv Ad