Tabaku: KiE nuk e sheh 30 qershorin në kufijtë e ligjit, Rama vazhdon …

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga afër zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Tabaku shkruan se KiE merr vendime që janë të paprecedentë, kurse Edi Rama vazhdon të besojë realitetin paralel që e ka krijuar vetë.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

i Europës vendim të paprecedente, Rama vijon në realitetin e tij paralel!

Këshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës që ka monitoruar e vëzhguar çdo zgjedhje lokale në Shqipëri dhe që kishte njoftuar ekipe vëzhgimi të përbashkëta me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetët e kuvendit dhe këdo, që të dy presidentët kanë vendosur që si rezultat i paqartësive të procesit zgjedhor (lexo faktit që ka një dekret presidenti të botuar në fletoren zyrtare) do të anulojnë misionin e vëzhgimit.

Në fjalë të tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit në kufijtë e ligjores dhe legjitimes.

Sikundër rrezon propagandën e mazhorancës që nuk la gur pa lëvizur për të kthyer zgjedhjet moniste në vend.

Tani Rama mund të vazhdoje i qetë dhe i vetëm drejt zgjedhjeve njëpartiake. Me kandidatë të vetëm, të izoluar dhe mbase me vëzhgues nga Koreja e Veriut drejt 30 qershori!

Ndonëse ligjërisht zgjedhjet me 30 qershor nuk ekzistojnë si për Fletoren Zyrtare edhe për faktorin ndërkombëtar.

Armata e Brankoleones le të vazhdojë drejt humnerës në të cilën është nisur.

Por të mos përhapë panik për një informacion që e kanë marrë demokratë e socialistë!

 

Zjarr Tv Ad