Gjatë mbledhjes së komisionit të integrimit kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh se ndryshimet në fjalë nuk prekin thelbin e problemit.
Kontrrolli i Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një kontrroll i tillë është fiktive.” Ajo u shpreh se në kohën kur ishte nënkryetare e komisionit të ekonomisë dhe financave ka kërkuar informacion për pastrimin e parave.
Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka pasur si qëllim reale, dhe se fakteqësisht disa nga pikat e këtij ligji nuk janë konform dhe standart Acquis. Ne jemi opozitë, u shpreh Tabaku, nuk jemi qeveri dhe vullnetin tonë nuk mund tia kalojmë qeverisë. I takon asaj të ketë vullnet për të kontrrolluar pastrimin e parave.