Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar pas deklaratës së Jorida Tabakut, e cila më herët paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale, për të gjithë ata që pengojnë procesin zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Celibashi në Twitter tha se sot është heshtje zgjedhore dhe çdo thirrje politike përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Celibashi: I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në #Zgjedhje6Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore.
Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit.