Tabaku, pas dhunës ndaj Berishës: Mund të kemi mendime të ndryshme, por…

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se goditja ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm.

Ajo thekson se mund të kenë mendime te ndryshme në politikë, por dhuna është e patolerueshme. Mes të tjerash Tabaku nënvizon se politika duhet të largohet nga kultura e dhunës.

“Gjuha e dhunës, urrejtjes nuk duhet të kete vend më politikë! Goditja ndaj Sali Berishës është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm! Ne mund të kemi mendime te ndryshme, mund të veprojmë ndryshe në politikë por dhuna është e patolerueshme.

Shprehjet e dhunës fizike dhe verbale, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë! Politika duhet të largohet nga kultura e dhunës, goditjes së kundërshtarit dhe t’i hapë rrugë argumentit, debatit mbi idetë dhe bindjet. Sa të kem mundësi e fuqi do të promovoj këte model ne poltike”, shkruan Tabaku.

Zjarr Tv Ad