Tabaku: PPP janë një nga krimet më të mëdha të kësaj qeverie

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në facebook, ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan se PPP janë një nga krimet më të mëdha të kësaj qeverie dhe një nga fushat e korrupsionit masiv. Tabaku thekson se Shqiptarët kanë sot një borxh publik të fshehur që shkon në mbi 80% si pasojë e PPP-ve të shpërndara që në total janë të barabarta me 2.2 mld euro, sa 13% e GDP-së vjetore.

“PPP janë një nga krimet më të mëdha të kësaj qeverie dhe një nga fushat e korrupsionit masiv. Pasojat e të cilave do t’i vuajë buxheti i shtetit për vite me rradhë. Të konvertuara në kontrata të personalizuara fitimiprurëse për qeverinë Rama si dhe oligarkët pranë saj, këto projekte janë kthyer në gangrenën financiare dhe infrastrukturore të buxhetit.

Shqiptarët kanë sot një borxh publik të fshehur që shkon në mbi 80% si pasojë e PPP-ve të shpërndara që në total janë të barabarta me 2.2 mld euro, sa 13% e GDP-së vjetore. Një shifër alarmante për cilindo ekonomist qoftë edhe të vetëshpallur në gjashtë vitet e drejtimi të qeverisë nga rilindja socialistëve.”- shkruan Tabaku ndërsa shton se arkitektët që ideuan këtë skemë mafioze dhe plotësisht oligarkësh, të gjendur përpara abuzimeve të turpshme vendosën që të dorëzojnë në parlament një ligj të ri për PPP-të.

Zjarr Tv Ad