Tabaku: Puna e Veliajt është të dalë në televizor

0
2

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sulmon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shprehet se Veliaj ushtron çdo ditë bullizëm ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj me të. Krahas postimit të saj, Tabaku publikon edhe një video nga nisja e shembjes së shtëpive në bregun e Lumit, ndërsa thekson se PD është pro zhvillimit.
Ish-deputetja shprehet se puna e Veliajt nga ana tjetër është të dalë në televizor edhe kur ndodhet jashtë vendit.

“Kur dëgjoj kryetarin e bashkisë që përditë ushtron bullizëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ai më vjen keq në çfarë duarsh përfundoi qyteti jonë.
Por më lejoni të kujtoj disa të vërteta:
1. Partia Demokratike është pro zhvillimit dhe është ajo parti që gjeti fondet e zhvilloi projektin e Bulevardit me tender ndërkombëtar, falë saj ti sot mburresh dhe kapardisësh në Tiranë duke e quajtur punën tënde. Pasi gjatë gjithë mandatit tënd si kryetar Bashkie puna jote e vetme ishte të dilje në televizor edhe kur fizikisht ishe jashtë Shqipërisë.

  1. Sado që të dizinformosh njerëzit e vërteta është që projektet strategjike të qytetit të Tiranës, si Bulevardi i Ri, Pazari i Ri dhe Lumi i Tiranës i gjete të gatshme në tavolinë dhe me fonde të siguara. Kish mbetur vetëm t’i zbatoje, por si nxënës i dobët apo zyrtar i korruptuar nuk dite as t’i zbatosh.
  2. 38 familjet ne fund të bulevardit kanë vlerësimin teknik dhe financiar të bashkisë, kanë vendimin e këshillit bashkiak dhe buxhetin e miratuar të Bashkisë për dëmshpërblim ku fondi i shpronësimit është i miratuar aty. Në vitin 2013, gjatë qeverisjes demokratike, doli VKM e parë me dëmshpërblimin për një pjesë të familjeve të cilat ranë dakord me paratë e paguara. Ndonëse ju njihnim për të pazotë apo të korruptuar nuk mund ta parashikonim dot me saktësi të plotë nivelin, aq sa në 6 vite qeveri e 4 bashki nuk dëmshpërbleni dot as 38 familje.
  3. Janë 328 mln euro taksa të reja që ke vendosur për Tiranën dhe qytetarët e saj. taksa që nuk janë përkthyer as në shkolla, as në investime serioze. Përkundrazi, ua ke kthyer Tiranën në ferr qytetarëve, po ua zhduk përditë e më shumë qytetin banorëve të tij ndërsa hiqesh si ekologjist kur në fakt jep licenca për kulla mes Tiranës. Të vetmit përfitues të parave publike që dalin nga buxheti i bashkisë janë të dyshuarit e përhershëm.
  4. Në katër vjet janë mbledhur nga taksat bashkisë 20 milionë euro nga taksa e re e arsimit, por sot nuk shoh asnjë shkollë të re të ndërtuar. E vetmja arritje e jotja në fushën e ndërtimit është zgjerimi i formatit korruptiv të PPP-ve Rilindase edhe tek arsimi publik.

Një pyetje kam për të gjithë ata që sot demonizojnë banorët që mbrojtën pronën, a ia voli Bashkia taksën e banesës këtyre 38 shtëpive që sot u kërkon llogari përse gjoja i shkuan lumit?
Unë nuk e besoj kurrë që mund të ketë kryetar bashkie në botë, e jo më në qytetin tim, që të flasë si kryetari aktual i Bashkisë. Nuk e besoj kurrë që është e ligjshme te hedhësh gaz lotsjellës në një shtëpi ku fëmijët janë në gjumë, nuk e besoj kurrë që mund të mbrosh shoqërimin në komisariat të fëmijëve 5 vjeç. Nuk mund të besojse sto servilizmi ka arritur aq sa të mbrohet shteti që dhunon dhe terrorizon më të dobëtin e mbështet gjithmonë më të fortin!”-shkruan Tabaku.