Tabaku: Qeveria manipuluar vlerën prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Jorida Tabaku e quajti kampione të korrupsionit qeverinë e Edi Ramës, duke theksuar se ka manipuluar dhe fshehur vlerën reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës.

Sipas saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak.

 Jorida Tabaku: “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion,  pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale.”

Sipas Partisë Demokratike korrupsionin i Edi Ramës, mban peng integrimin europian.

Zjarr Tv Ad