Tabaku: Rama ka tradhtuar interesin e shqiptarëve në këto 6 vite

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si parodinë e radhës që prodhon qeverisja Rama, shfaqjen e komedisë që prodhoi sot Parlamenti i krimit që sipas saj nuk përfaqëson më shqiptarët.

“Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.”

Tabaku ka akuzuar më tej Ramën se ka tradhtuar interesin e shqiptarëve në këto 6 vite qeverisje, që kur në parlament solli krimin.

“Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama. Interesin e shqiptareve e ka tradhëtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.

Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobetin.

Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!

Më tej Tabaku u kërkoi shqiptarëve që ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 16 mars përballë Kryeministrisë.

“Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë  lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë. Më 16 Mars për të rikthyer shpresën!-shkruan Tabaku.

 

Zjarr Tv Ad