Tabaku: Situata me inflacionin jashtëzakonisht problematike, asnjë reagim në favor të qytetarëve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike në Shqipëri dhe inflacionin. Gjatë fjalës së saj në lidhje me raportin që Banka e Shqipërisë po bën në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, anëtarja e Komisionit të Ekonomisë u shpreh me shqetësim në lidhje me presionet inflacioniste në vendin tonë.

“Inflacioni dhe goditja e tij u bënë më të forta me nisjen e luftës në Ukrainë dhe kjo shoqëruar me defektet në zinxhirin e furnizimit ka prodhuar një inflacioni që llogaritet në 6.3% për Prillin 2022 (nga viti në vit). Megjithëse kemi presione të tilla inflacioniste Banka e Shqipërisë është treguar korrekte në masat e marra ndonëse këto presione duke pasur parasysh rrogat e ulëta dhe varfërinë e lartë do të krijojnë presione edhe më të mëdha për qytetarët”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se sipas përllogaritjeve rezulton se normë e inflacionit vetëm tek familjet e varfra është e rritur me 1% në mënyrë të drejtë për drejtë duke ndikuar në zvogëlimin e atyre pak të ardhurave në xhepat e familjeve shqiptare që jetojnë poshtë minimumit jetik prej 5 USD/ditë. Tanimë atyre do t’u duhen më shumë se sa 5 USD/ditë për të mbijetuar. BSH duhet të ketë një mendim në lidhje me situatën e borxhit sidomos në këto momente të presionit inflacionist”.

Deputetja e PD u shpreh në leximin e relacionit të saj në lidhje me raportin e Bankës së Shqipërisë se institucionet kryesore ndërkombëtare si FMN dhe BB kanë shprehur shqetësim në lidhje me borxhin publik dhe gjithashtu rritjen e shpenzimeve për PPP. Situata është problematike që vijnë nga Borxhi Publik, – vijoi ajo,- nëse këtu do të përllogarisim të dhënat e PPP-ve, pra borxhit të fshehur, atëherë do të kemi të bëjmë me një Borxh Publik real në kufijtë e 100% të PBB”.

“Situata rëndohet edhe më shumë nëse do të kemi parasysh që normat e interesit do të rriten dhe për rrjedhojë ne do të paguajmë më shumë interes mbi principalin që kemi marrë për Eurobondet tona”. Tabaku deklaroi se me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme të FMN në lidhje me shpenzimet e qeverisë dhe borxhin e marrë prej saj, ku veçojmë këshillën e vazhdueshme të FMN në heqjen dorë nga projektet me risk të lartë si PPP që janë një borxh i fshehur; qeveria ka vazhduar ta trajtojë këtë temë jo me konservatorizmin e duhur financiar.

“Fatkeqësisht edhe Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e përfshirë siç edhe pritej nga një institucion i pavarur në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha faktorët makroekonomikë”, përfundoi Tabaku ndërsa dha një këndvështrim tejet kritik ndaj reagimeve të BSH për situatën makroekonomike në vend. E njëjta situatë u vërejt edhe gjatë pandemisë dhe ndihmës ekonomike të qeverisë shqiptare ku fondi për pandeminë COVID-19 të bazuar nga garancia sovrane u kalua thuajse tërësisht vetëm në kompanitë që kanë përfituar nga PPP-të dhe kontratat e tyre.

Kjo situatë ka prodhuar më pak të ardhura për konsumatorët dhe sipërmarrjet nga ana tjetër presionet inflacionistë që kanë nisur të ndjehen në ekonominë tonë që në fillimet e verës së vitit të shkuar si pasojë e zinxhirit të furnizimit nxitën një rritje frenetike çmimesh. Në këto kushte qeveria shqiptare vendosi që të marrë një kredi të madhe në formën e EUROBOND”.

Zjarr Tv Ad