Tabaku: Të hetohen patronazhistët e PS, e kërkoi edhe Transparency International

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e zgjedhur në garën parlamentare të 25 prillit në Qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bën thirrje që të nisë një hetim për patrionazhistët e Partisë Socialiste që përdorën të dhënat personale të të paktën 910 mijë shqiptarëve në kuadër të fushatës elektorale.

Në argumentimin e saj, Tabaku thekson se një hetim i tyre është kërkuar edhe nga “Transparency International”.

Transparency International ka kërkuar hetimin e hollësishëm të skandalit të patronazhistëve.

Transparency International pasi ka folur qartë për kapjen e shtetit deri në majat e tij nga korrupsioni, ngres sot alarmin për skandalin e të dhënave personale të përdorura nga partia në pushtet për të mbajtur pushtetin dhe shantazhuar qytetarët.

Sipas raportit të TI, mbi 9.000 punonjës të administratës publike, policë, ushtarakë kanë nën mbikëqyrje votuesit shqiptarë me të dhëna sensistive që kanë lidhje me shtetin dhe preferencat e tyre politike si dhe mënyrën se si mund t’i bëjnë presion.

Partia-shtet është rikthyer fuqishëm në Shqipëri dhe për këtë Transparency International i kërkon SPAK që të nisë hetimet duke u fokusuar tek mënyra se si të dhënat e 910 mijë shqiptarëve kanë përfunduar në databasen e PS dhe Ramës.

Një hetim i shpejtë dhe pavarur duhet të kish përfunduar dhe vendosur përpara drejtësisë ato që përdorën pushtetin për të mbajtur pushtetin. Qytetarëve ju bë presion me gjoba mbi bizneset, me legalizime si dhe me heqje nga puna ndër të tjera.

Në një kohë ku të dhënat personale po kthehen në burim debatesh dhe ligjesh strikte në vendet e BE-së, Shqipëria nuk ka luksin që të ndërtojë një tjetër lloj diktature.

Përveç lidhjes së politikës me krimin, shkrirja e shtetit me partinë, përdorimi i burimeve dhe çdo mundësie financiare janë elementet kryesorë që ndikuan në zgjedhjet e 2021”, deklaroi Jorida Tabaku.

Zjarr Tv Ad