Tabletët dhe telefonat shkaktojnë tek fëmijët probleme mendore

0
38
happy child in glasses looking at mini tablet pc screen sitting at table
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paralajmërimi nuk është vetëm për të rriturit që kalojnë ditët e tyre të punës në kompjuterë dhe smartfonë, por shtrihet edhe tek fëmijët deri në dy vjeç që janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor.

 

Hulumtimet sugjerojnë se të vegjlit që shpenzojnë disa orë me radhë duke ndenjur para një ekrani, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi apo depresioni. Kjo mund t’i bëjë fëmijët tuaj më pak të qëndrueshëm emocionalisht, të paaftë për të përfunduar detyrat dhe më pak kuriozë.

Fëmijët nën moshën 10 vjeçare vazhdojnë ta kenë trurin në zhvillim kështu që ata mund të preken lehtësisht nga problemet e shkaktuara nga ekranet.

Sipas studiuesve, prindërit dhe mësuesit duhet që të ulin kohën që fëmijët e tyre shpenzojnë në internet ose para televizionit. Si përfundim, rekomandohet që fëmijët e moshës nga 2 deri në 5-vjeç të mos i lini më shumë se një orë në ditë para ekraneve.

 

Zjarr Tv Ad