Në një deklaratë të posaçme për mediat ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi lënien e mandatit të deputetit. Me tone të ashpra ai nënvizoi se do të heqë dorë nga çdo pushtet për tu hetuar si qytetar i thjeshte. Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim ër ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim:Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit.Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë.E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast.Një javë pas takimit Rama-Merkel, duke iu referuar deklaratave se mos arrestimi i tij po pengon çeljen e negociatave, Tahiri u kundërpërgjigj duke akuzuar si krerët e PD dhe të LSI.Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë.Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua. Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë.E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.Shigjetimeve nuk i shpëtoi as Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Saimir Tahiri: Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikurTahiri u shpreh i keqardhur që ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, u emërua Ambasador prej qeverisë ku ai ka qenë pjesë. Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç’i thoshte Saliu në darkë. Njëri sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva.Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët.Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua. E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim.Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë. Duke shkuar më tej, Tahiri shprehet se janë paguar mediat për të shkurar kundër tij por dhe Ambasadorë.
Saimir Tahiri: Duke blerë kundështarin në parlament, ia hodhën. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit.Duke blerë media, portale, sondazhe. Në shqipëri e jashtë shqipërisë. Ku një artikull ku shahem unë, pasohet nga një tjetër ku lavdërohet ai që e ka paguar.Duke blerë të huaj, ambasadorë e deputetë. Duke blerë e shitur gjithçka, në kurriz të njerëzve hallexhi të këtij vendi.Kështu ia hodhën. Dhe më bëjnë mua moral. Duke theksuar se ai nuk ka frikë të zhvishet nga pushtetet, Tahiri shton se politikanë aktuale të të gjithë krahëve i kanë shpëtuar drejtësisë përmes blerjes së prokurorëve, apo dhe përmes formave të tjera, ndaj ai kërkoi që dhe politikanët ti nënshtrohen vettingut.
Tahiri dorëzon mandatin e deputetit
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...