Tahiri i bindur: Kam prova, radarët nuk janë fikur

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shprehet i bindur se radarët në qendrën për siguri kombëtare në Sazan nuk janë fikur. Gjatë një deklaratë për mediat, pas seancës, ish-ministri tha se Siguria Kombetare e Shqipërisë nuk është në dorë të një operatori, i kujdo institucioni qoftë.

Tahiri: Në dijeninë time radarët teknikisht nuk mund të fiken. Prokuroria kishte dy vjet kohë të vërtetonte që nëse në kuadër të cilësdo veprimtari kriminale këto radarë mund të fiken. Unë e di që jo dhe unë kam prova që jo dhe i thashë në seancë.  Prokuroria le të vijë dhe le të thotë që jo nuk është kështu, këta radarë janë fikur. Unë e them jo dhe jo nuk ka ndodhur kurrë që të fiken radarët. Siguria kombëtare në republikën e Shqipërisë nuk i është lënë në dorë me një çelës një operatori cilido qoftë ky, në cilindo institucion, në cfarëdo detyre. Prokuroria e hamendëson sikur kjo është pjesë e veprimtarisë kriminale.

Zjarr Tv Ad