Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Sot GJKKO pritet të japë vendimin për Tahirin. Pasi SPAK ka kërkuar dënimin me 12 vite burg, ndërsa Tahiri kërkon pafajësinë.
Në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK-u i qëndroi akuzave të ngritura që në fillim ndaj ish-ministrit, trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si dhe kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, duke këmbëngulur në dënimin e tij me 12 vite burgim.
Ndërsa Tahiri i kërkoi trupës gjykuese shqyrtimin me objektivitet të provave e fakteve, duke i mëshuar pafajësisë së tij. Edhe avokati i tij, deklaroi se nuk ka asnjë provë që ta lidhë ish ministrin e Brendshëm me një aktivitet kriminal.