Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda: S’ka më sekret hetimor

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ka shkuar paaditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Tahiri ka shkuar në Gjykatë, pasi ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për zgjatjen e hetimeve me tre muaj, teksa pritet zhvillimi i seancës.

Në nisje të saj teksa është kërkuar zhvillimi i seancës me dyer të mbyllura, ish-ministri ka thënë se tashmë nuk ka asnjë sekret hetimor dhe se Prokuroria i ka nxjerrë të gjitha në media.

Ish-ministri kërkon që hetimet të përfundojnë dhe të dërgohet dosja në gjykatë.

Disa javë më parë u zgjat për herë të katërt, koha e hetimeve për ish-ministrin, i cili akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Shtyrja e afatit u bë për shkak të disa verifikimeve shtesë ndaj ish-ministrit.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë.

Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Zjarr Tv Ad