Tahiri nuk ia del, gjykata lë ministrin në arrest shtëpie: Hetohet për Habilajt

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur te lere në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha në përfundim të seancës për mediat se organi i Prokurorisë gjatë seancës gjyqësore nuk ka paraqitur asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit që mund ta implikonte atë.
Ai e cilësoi vendim të pabazuar masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi sipas tij, nuk ekziston nevoja e sigurimit.

Masa e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur të shtunën për Saimir Tahirin nga gjyqtarja Liliana Baku. Ndërsa prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg”.

Zjarr Tv Ad