Kryeministri-Kuvend është rruga më me ‘trafik’ ndërkombëtar sot.
Pas dështimit të negociatave, takime të shumta janë zhvilluar ditën e sotme.
Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ambasadori amerikan Lu i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, dhe ambasadori i OSBE-së, Bern Borchard, janë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.