Takimi i Biden me Ramën në OKB, Ambasadorja e SHBA: Kemi përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka publikuar ditën e sotme fotot të takimit të Presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama gjatë takimit në New York në kuadër të asamblesë së OKB. Në mesazhin e ambasadës së SHBA theksohet se: “ Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës”.

Më tej në këtë deklaratë janë renditur dhe prioritetet e SHBA-ve për asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së”-thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës.

Zjarr Tv Ad