Takimi i Blinken me Borrell/ Yuri Kim: Sekretari amerikan theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e  djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken, u takua me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, Josip Borrell.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka treguar se Blinken i ka theksuar Borrel nevojën për të ecur përpara në bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe ka shprehur vlerësimin për mbështetjen e Bashkimit Europian, për perspektivën europiane të Bankës Botërore.

“Sekretari Blinken i shprehu shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të BE -së për perspektivën evropiane të BB dhe angazhimin ndaj procesit të zgjerimit. Sekretari Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad