Takimi i grupit “Skënderbeu”, mes drejtorive të Antiterrorit të Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i gjashtë i grupit të quajtur “Skënderbeu”, mes drejtorive të Antiterrorit të tre vendeve, është mbajtur sot në Tiranë. Delegacioni i Policisë italiane dhe asaj kosovare është pritur nga numri dy i Policisë shqiptare, Tonin Vocaj.

Takim i rëndësishëm i nivelit të lartë, i grupit “Skënderbeu”, mes drejtorive përkatëse antiterrorizëm të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës. Delegacionet  e Policisë italiane dhe kosovare u pritën nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj.

Bashkëpunimi mes tri vendeve i shërben rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe sigurisë kombëtare. Eksplorimi i fushave të reja të bashkëpunimit dhe vazhdimi i takimeve në nivele teknike ishin qëllimet e takimit të bashkëndarë nga të trija forcat policore mike.

Gjatë takimit, z. Vocaj evidentoi marrëdhëniet e mira të vendosura mes palëve në këtë kuadër dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet strukturave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të të trija vendeve.

Ky është takimi i 6-të i këtij grupi pune, i cili ka mundësuar një bashkëpunim mjaft frytdhënës mes palëve. Realizimi i takimit u mbështet nga Projekti IPA 2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”, njofton Policia e Shtetit, për takimin.

Zjarr Tv Ad