Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar në Vjenë një bashkëbisedmim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Bisedën me Zaev, Balluku ka zhvilluar gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimorë. Ministrja shkruan se me Zaev bashkëbiseduan për “jetësimin e korridotit të VIII që është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”.
Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i koridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.
Kujtojmë që në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë, mungon Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Francë dhe do të zhvillojë atje takime me zyrtarë të lartë francezë, me synimin që të marrë “OK” edhe nga Franca për hapjen e negociatave të Shqiëprisë me Bashkimin Europian, por është zëvendësuar jo nga zv.kryeministri Erion Braçe, por nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.