Italia është në telashe me Komisionin dhe shumë qeveritarë të tjerë të eurozonës mbi buxhetin e saj të shpenzimeve të mëdha. Brukseli e ka hedhur poshtë paketën, duke thënë se nuk arrin të ulë borxhin, siç kërkohet nga rregullat e Bashkimit Evropian. Duke e përshkruar planin e buxhetit si “shumë të moderuar” ekspansionist, Tria u tha gazetarëve: “Diskutimi vazhdon. Natyrisht plani i qeverisë nuk ndryshon, por ka synimin për të vazhduar diskutimin”. Brukseli dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar shohin parashikimet e rritjes italiane si tepër optimiste dhe ministrat e eurozonës deri tani kanë mbështetur vijën e ashpër të Komisionit, të shqetësuar se Roma mund të shkaktojë një krizë tjetër borxhi si ajo e vitit 2011 dhe 2012 që pothuajse shkatërroi euron. “Ne të gjithë jemi të shqetësuar për gjendjen ekzistuese. Është e qartë se kjo është një çështje që jo vetëm që përfshin Italinë, por të gjithë ne, “u tha gazetarëve ministri hollandez i financave Wopke Hoekstra. “Është e domosdoshme që Komisioni të bëjë atë që është në interes të të gjitha vendeve të ndryshme evropiane”.