Takimi i Ramës me kryebashkiakët/ Lulzim Basha: Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri Demokrat Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas takimit të kryeministrit Edi Rama, me kryebashkiakët e vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një shkrim nga Zëri i Amerkës, ku thuhet “qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit”.

Kreu i PD-së, në postimin e tij shkruan me ironi se Rama është më i dëshmëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit.

Ndër të tjera, ai shkruan se ky regjim është i korruptuar deri në palcë.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA” shkruan Basha në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad