Takimi/ Ilir Meta pret ish-kryeministrin e Kosovës: Forcim të raporteve mes dy vendeve për të për shpejtuar procesin e integrimit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në postimin e tij në rrjetin social në Facebook, Meta shkruan se ndau me Hotin “domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese.”

Postimi i plotë:

Mirëprita sot në një takim vëllazëror ish-kryeministrin e Kosovës, z.Avdullah Hoti.

Ndamë mendime të vyera për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat, me qëllim përshpejtimin e proceseve integruese.

Zjarr Tv Ad