Takimi me ambasadoren amerikane/ Gjekmarkaj: Yuri Kim mike e madhe e Shqipërisë dhe PD-së! Do forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se diplomatja amerikane është një mike e madhe e vendit tonë dhe Partisë Demokratike.

Sipas deputetit të PD-së, investimi i demokratëve është për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Sot pata kënaqesinë të pres në Kuvendin e Shqiperisë, Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e SHBA-së, znj. Yuri Kim, këtë mike të madhe të vendit tonë dhe Partisë Demokratike! Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike me SHBA do të jenë gjithnjë e me të forta pa asnjë hije kompromentimi ! Investimi i demokratve është i gjithi në këtë drejtim.

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj priti në takim ambasadoren amerikane, e cila e uroi për marrjen e detyrës si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad