Takimi me ambasadorin e Ukrainës në vend, Meta: Jemi krah tyre, në linjë të plotë me BE dhe NATO!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri  Volodymyr Shkurov. Në një prononcim për mediat pas takimit, Meta deklaroi mbështetjen dhe solidarizimin me popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

Meta: Sot siç e shikoni vizitova ambasadorin e Ukrainës, shkëlqesinë e tij Shkurov për ti shprehur solidaritetin më të thellë për popullin dhe presidentin e Ukrainës Zelensky, për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Kemi bërë disa përpjekje bashkë me vendet e tjera demokratike për të kthyer dialogun dhe ndalimin e kësaj lufte por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rruga e dialogut me pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë.

Shkurov: Si ambasador kam ndjerë mbështetjen e Metës edhe para konfliktit, pas nisjes së luftës Meta ka qenë ndër të parët që ka shprehur mbështetjen. Sot gjatë takimit kam pasur mundësinë ta falenderoj dhe në këtë mënyrë kam përcjellë fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës.

Zjarr Tv Ad