Ditën e djeshme, Lulzim Basha ka zhvilluar takim me drejtuesit e degëve, duke u kërkuar që prioritet të kenë “Reformën Territoriale”.
Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik, sipas Bashës, por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha, për aksionin e parë të demokratëve në Parlament.
Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.
Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.